Ylli i Barcelonës refuzon dy oferta të majme nga Liga Premier

11 months ago 5

Ronald Araujo është zhvilluar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Barcelonës gjatë dy viteve të fundit, dhe kjo u ilustrua në mënyrë të përkryer nga goli i tij kundër Real Sociedad të shtunën.

Mbrojtësi uruguaian goditi me kokë në minutën e 93-të për të siguruar një fitore të rëndësishme për katalanasit, pas humbjes së hidhur që pësuan ndaj Real Madridit në klasiken e zhvilluar javën e kaluar.

Araujo është shndrruar në një qendërmbrojtës të klasit të lartë dhe ai është padyshim një nga lojtarët më të dashur në mesin e shokëve të skuadrës dhe tifozëve.

Dashuria e tij për Barcelonën është e dukshme dhe është bërë edhe më shumë nga fakti se ai refuzoi një lëvizje në Ligën Premier vitin e kaluar, në favor të qëndrimit në Kataloni.

Sipas mediumit katalan Sport, Araujos iu ofruan kontrata marramendëse nga Liverpool dhe Chelsea kur kontratës së tij me Barcelonën po i vinte fundi. Megjithatë, ai i hodhi poshtë ato oferta dhe preferoi që të nënshkruante një kontratë të re me të cilën përfiton më pak para sa do të kishte marrë në Angli.

Araujo është në rrugë të mirë për t’u bërë një ‘hero’ në Barcelonë dhe nëse ai mbetet në klub për pjesën më të madhe të karrierës së tij, me gjasë ai do të përfundojë në të njëjtën tavolinë me Gerard Pique dhe Carles Puyol.

24-vjeçari e nisi karrierën si futbollist profesionist në Uruguai, aty ku u paraqit për ekipin e Rentistas para se të kalojë tek Boston River, ekip në të cilin bëri hapin e madh.

Në vitin 2018, Barcelona e transferoi atë dhe fillimisht nisi të luajë për ekipin e dytë të katalanasve, para se të bëj debutimin zyrtar me fanellën e parë të tyre në tetor të vitit 2019 në fitoren 4-0 ndaj Sevillës duke hyrë nga banka rezervë./Telegrafi/

Read Entire Article