Ylli i tenisit, Alcaraz reagon pasi Juventusi nënshkroi me emnakun e tij nga Southamptoni

8 months ago 27

Ylli i tenisit, Carlos Alcaraz komentoi në postimin e Juventusit në Instagram, i cili konfirmoi nënshkrimin e emnakut të tij nga Southampton.

Juventus konfirmoi nënshkrimin e Alcaraz nga Southampton të mërkurën në një marrëveshje fillestare huazimi me një opsion për të blerë për 49.5 milionë euro.

Ylli 21-vjeçar argjentinas pritet të zbarkojë në Itali në orët në vijim pasi ka rregulluar vizën dhe do t’i bashkohet menjëherë ekipit të Massimiliano Allegrit.

Emnaku i tij, Carlos Alcaraz, një yll spanjoll i tenisit dhe fituesi i Wimbledon në vitin 2023, reagoi me shaka ndaj nënshkrimit të fundit të Juventusit.

Spanjolli komentoi në postimin e Zonjës së Vjetër në Instagram që konfirmonte marrëveshjen.

“Do të bëj maksimumin, faleminderit për besimin”, ka shkruar spanjolli në një nga mbi 100 mijë komentet në postim. /Telegrafi/

Read Entire Article