Agro Duka është bërë iniciator i një takimi mes përfaqësuesve të partive parlamentare opozitare, për të diskutuar idenë e hedhur pak ditë më parë nga aleatët historikë të PD, për krijimin e një konferate opozitare.
Në takim kanë qenë Flamur Noka, Gazment Bardhi, Petrit Vasili, Agron Duka dhe Fatmir Mediu.
Mediu ka kërkuar që kjo konfederatë të jetë gjithëpërfshirëse, pra të bëhet ccdo parti parlamentare opozitare dhe jo vetë, në propozimin e tij i lihet derë hapur dhe Bashës.
Ideja e Mediut dhe Dukës është që të thellohet propozimi që ata kanë bërë pak kohë më parë për krijimin e konfederatës, do me thënë që formacioni të koordinohet nga 3 përfaqësues dhe të punohet edhe më tej, si fillim për rregullimin e marrdhënieve parlamentare dhe për të forcuar më tej në nivel elektoral.
Flamur Noka është shprehur pro idesë së federatës të kristalizohet si ide, por kundërshtia e vetme ka qenë për ata që duhet të jenë pjesë në të.
“Ne jemi dhe kemi qenë pro bashkimit të opozitës si rruga e vetme për t’u përballur me këtë regjim. Ta kemi të qartë se regjimi rrëzohet vetëm me përballje dhe mosbindje civile. Kur themi opozitë nënkuptohet ata që janë opozitë dhe jo mercenaret e regjimit”, mësohet të ketë thënë Noka.
I kontaktuar nga Top Channel, nëse është dakord ashtu siç propozojnë aleatet, që federata të jetë gjithëpërfshirëse, pra me pjesëmarrjen e Bashës, Noka konfirmoi qëndrimin që pati në takim: Unë flas për ata që janë në opozitë dhe jo mercenarët e regjimit.
Top Channel