Zbardhet skema/ Mashtronte qytetarët duke u premtuar viza amerikane, del fotoja e ‘kokës’ së grupit kriminal

8 months ago 14

Personi që shihni në foto është Renato Nasto, personi kryer që kishte ngritur një rrjet që mashtronte qytetarët, duke i premtuar kundrat pagesave viza amerikane.

Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar për BalkanWeb foton, e të riut, i cili përmes rrjeteve sociale mashtronte qytetarët, duke i futur në ‘grackë’. Pas hekurave ranë dhe Klea Prifti, Klaudio Leçini, Klaus Kapedani dhe Xhemal Seseri, ndërsa u shpall në kërkim Eduart Gjini.

SKEMA
Në faqen në instagram Nasto shkruante edhe mesazhet ku shprehej: “viza Amerikane me garanci 100%. Ne garantojmë pajisjen me viza Amerikane 10-vjeçare. Ju paguani vetëm pasi viza t’iu aprovohet.”
Kjo ishte metoda si ai gjente klientët dhe më pas bënte procedurat për aplikimin e vizave. Disa nga të dyshuarit kanë përdorur/paraqitur informacione dhe formularë me të dhëna të rreme, me qëllim për t’u kualifikuar për kategori të caktuara vizash amerikane.

I dyshuari kryesor për këto raste është Renato Nasto ndërkohë personat e tjerë sipas policisë janë persona që kanë aplikuar për viza amerikane, pra janë drejtuar tek Renato Nasto dhe ky i ka ndihmuar personat aplikantë të falsifikonin të dhënat e formularëve elektronikë në aplikimin për vizë amerikane me të dhëna të rreme, që aplikanti për vizë të kishte një profil kualifikues.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article