Zbardhet vendimi që izoloi Berishën! Gjykata e arsyeton vendimmarrjen me rastet e ngjashme në botë

10 months ago 7

Në vendimin e zbardhur në të cilin dërgoi nën arrest shtëpiak Sali Berishën, gjykata antikorrupsion ka prekur edhe lirinë e shprehjes së tij si deputet.

Një liri të cilën Sali Berisha po e gëzon nga ballkoni i shtëpisë ku dhe mban fjalime nga banesa ku u mbyll prej 30 dhjetorit 2023. Por teksa herë pas hera Berisha mban fjalime duke grumbulluar politikanë dhe mbështetës në rrugën Mustafa Matohiti gjykata që e ndalon komunikimin me këdo përveç bashkëjetuesve, e ka paraparë edhe situatën duke bërë një ndarje midis lirisë së shprehjes dhe lirisë politike të shprehjes së Berisha e gëzon si deputet i parlamentit.

Duke nënvizuar diferencimin midis funksionit të të hetuarit Sali Berisha, si deputet i Kuvendit të Shqipërisë (e në këtë kuadër dhe lirisë së shprehjes politike të tij dhe pozitës së tij si i dyshuar për korrupsion gjykata thotë se fjalimet politike edhe kur mbrohen nga Konventa europiane e te drejtave të njeriut, mund të kufizohen në raste të veçanta.

Këto raste janë ato të interest të sigurisë kombëtare, sigurisë publike, mbrojtjes së reputacionit ose të drejtave të të tjerëve. Ndërkohë gjykata antikorrupsion kujton se GJEDNJ ka konstatuar se ka pak hapësirë për kufizimet në fjalimet politike apo në debatin e çështjeve me interes publik. Për të ilustruar këtë kufizim gjyqtarja Irena Gjoka sjell në vëmendje çështjen në gjykatën e Strasbugut të katër anëtarëve të parlamentit hungarez dhe përfaqësues të opozitës të cilët në 30 prill 2013 gjatë një fjalimi me rend dite treguan një billboard. Aty shkruhej “FIDESZ, ti vjedh ti mashtron ti gënjen”. Një javë më pas ata u gjobiten.

Ndërsa si shembull se çfarë të kufizohet edhe në fjalën e një politikani sillet një tjetër vendim i gjykatës së Strasbugut dhe ai është rasti i ish-kryeministrit turk Necmettin Erbakan, i akuzuar nga autoritetet vendase për një fjalim me përmbajtje të nxitjes së urrejtjes midis feve dhe rajoneve.

Gjykata në Shqipëri thekson duke cituar këtë vendim se “…toleranca dhe respekti për dinjitetin e barabartë të të gjithë qenieve njerëzore përbëjnë themelet e një shoqërie demokratike, pluraliste. Duke qenë kështu, në parim, mund të konsiderohet e nevojshme në disa shoqëri demokratike të sanksionohen apo edhe të parandalohen të gjitha format e shprehjes që përhapen, nxisin ose justifikojnë urrejtjen e bazuar në intolerancë”. Dhe duke e vendosur në kontekstin shqiptar gjykata shton se ndalimi i komunikimit të Sali Berishës lidhet pazgjidhshmërisht me kufizimin e lirisë të të drejtës së shprehjes.

Por gjykata shton se caktimi i kësaj mase nuk lidhet në mënyrë të domosdoshme me lirinë politike të shprehjes.

Top Channel

Read Entire Article