Zbulohen fjalët që Simeone i tha Modricit në derbin e Madridit, kroati i mori me sportivitet dhe vetëm qeshi

8 months ago 18

Luka Modric është një legjendë e Real Madridit, por mesfushori kroat këtë edicion nuk po kalon shumë kohë në fushë.

E ardhmja e mesfushorit kroat mbetet e pasigurt nëse do të mbetet në Madrid, do të largohet për ndonjë skuadër tjetër apo do t’i jap fund karrierës si futbollist.

E duke e ditur situatën e kroatit në Santiago Bernabeu, Diego Simeone nuk ka ngurruar që ta ngacmojë në momentin që Modric po futej në lojë në derbin e Madridit që u zhvillua të dielën.

Dazn ka zbuluar fjalët që i tha Simeone mesfushorit kroat, por ky i fundit i mori me sportivitet dhe vetëm qeshi.

“Luka, Luka, Luka”, tha Simeone duke e thirrur atë dhe duke qeshur. Në momentin që Modric e ngriti kokën, Simeone vazhdoi: Ejani të luani me ne”, derisa të dy qeshën si argjentinasi ashtu edhe kroati.

📹A Simeone lo pillaron bromeando con Modrić en el momento de su sustitución.

🔊Simeone: "¡Luka! ¡Luka!"
"¡Ven a jugar con nosotros!"@DAZN_ES pic.twitter.com/90eXUkyP7i

— Real Madrid Universe (@RMCFUniverse) February 5, 2024

Mbetet të shihet nëse ishte shaka apo Simeone e kishte seriozisht ftesën për legjendën e rivalit lokal.

Megjithatë duket e pamundur që Modric të largohet nga Real Madridi dhe t’i bashkohet rivalit lokal të Los Blancos. /Telegrafi/ 

🎥 Ini adalah momen saat Modric memasuki lapangan dari bangku cadangan.

🗣️ Simeone kepada Modric:
"Bergabunglah dengan kami dan kamu akan bermain."

Jujur, rispek sama sikap Simeone untuk yang satu ini 🫡👏🏻pic.twitter.com/b32KRJCILE

— Madrid Mads (@RMadridMads) February 5, 2024

Read Entire Article