Zbulohet fanella e re e Man Cityt, tifozët mbesin të hutuar

5 months ago 5

Fanella e re e kampionit aktual të Evropës, Manchester City, ka dalë të martën mbrëma në publik dhe pamja e saj ka shkaktuar reagime të shumta nga tifozët.

Bëhet fjalë për fanellën e qytetarëve si mysafirë, e cila është me ngjyra të pazakonta për klubin nga Etihad.

Kjo fanellë e “Qytetarëve” shumëkujt i ka kujtuar gjigantin turk, Fenerbahcen, e cila reprezentohet me këto ngjyra.

🚨🚨| LEAKED: Manchester City’s away kit for 2024-25 season.

[@esvaphane] pic.twitter.com/2yk3agqxwb

— CentreGoals. (@centregoals) May 7, 2024

Fanella ka vija që shkojnë përgjatë saj, dhe ngjyrat janë blu e errët dhe e verdhë, ndaj ka një arsye të qartë pse lidhet me gjigantin e Stambollit.

Marka që qëndron pas fanellës së re është Puma, me të cilën City bashkëpunon që nga viti 2019 dhe prodhuesi gjerman i pajisjeve i ka paguar 80 milionë euro klubit të Mançesterit në bazë të kontratës së sponsorizimit për sezonin e kaluar.

Tears we’re playing against Fenerbahce next season😭😭

— basheer… (@BasheerTK_) May 7, 2024

Looking like fenerbahce’s home jersey

— Tolzy💰 (@TolzyBets) May 7, 2024

Man city playing fenerbahce at home would be a disaster

— Tolzy💰 (@TolzyBets) May 7, 2024

Ky dizajn i fanellës dhe këto ngjyra janë përdorur nga City edhe në sezonin 1998/99.

Kujtojmë se City aktualisht po lufton për titullin e ri të kampionit të Anglisë me Arsenalin, ndërsa në Ligën e Kampionëve u eliminua nga Real Madrid në çerekfinale. /Telegrafi/

En honor a la de 1999 entiendo. pic.twitter.com/fvj8HCBFNK

— Albert ۞ (@albert_and27) May 7, 2024

Read Entire Article