Zbulohet futbollisti ideal i Kylian Mbappe pasi u konfirmua transferimi i tij tek Real Madridi

3 months ago 12
Reklamë

Kylian Mbappe ka shfaqur inteligjencën e tij futbollistike kur iu kërkua që të zgjedhte “futbollistin e tij ideal”.

Dikush mund ta ketë kuptuar 25-vjeçarin që e zgjodhi veten duke marrë parasysh të arriturat e tij në futboll – fitues i Kupës së Botës dhe het-trik të shënuar në finalen e dytë të Botërorit, gjithashtu duke bërë histori si golashënuesi më i mirë në histori të Paris Saint-Germainit.

Por kur Mbappe u pyet nga mediumi spanjoll ESPN për të identifikuar shkathtësitë dhe kualitetet e disa prej lojtarëve më të mirë në botë, ai me përulësi e la veten jashtë.

Me asnjë mbrojtës të përfshirë përveç portierit, Mbappe zgjodhi ish-bashkëlojtarët e tij Lionel Messi dhe Neymar si dhe po ashtu idhullin e tij Cristiano Ronaldon.

“Unë do të zgjedhja këmbën e majtë të Messit, këmbën e djathtë të Neymarit, mentalitetin e Cristianos dhe klasin e Buffonit”, ka thënë Mbappe.

“Cilën pjesë të Mbappes? Nuk ka nevojë, është shumë mirë kështu”, përfundoi francezi.

Mbappe kishte fotografi të Ronaldos në murin e tij dhe ndonëse nuk e pati asnjëherë mundësinë që të luajë përkrah tij, ai do të ndjekë hapat e idhullit e tij kur do ta vesh fanellën e bardhë ikonike të Real Madridit.

Reprezentuesi francez në fakt kishte luajtur për “Los Blancos” si adoleshent, kur ishte ftuar që të stërvitej me grupmoshat U12 të madrilenëve.

Sipas Fabrizio Romanos, Mbappe e ka marrë vendimin e tij në shkurt dhe tani çdo kontratë e mundshme është nënshkruar.

Real Madridi pritet që ta zyrtarizojë nesër (3 qershor) transferimin e Mbappes, pra para se të fillojë Kampionati Evropian./Telegrafi/

Read Entire Article