Zbulohet një specie e re dinozauri që ka jetuar 100 milionë vjet më parë

10 months ago 15

Shërbimi Gjeologjik i Brazilit njoftoi të enjten një specie të re dinozauri, një kafshë e shpejtë që jetonte në shkretëtirë gjatë periudhës së hershme të Kretakut.

Lloji i ri, i quajtur Farlowichnus rapidus, ishte një kafshë e vogël mishngrënëse me përmasat e zogut të sotëm seriema, ose rreth 60-90 centimetra e gjatë, sipas studiuesve. Zbulimi u publikua në revistën shkencore Cretaceous Research.

“Nga distanca e madhe midis gjurmëve të gjetura, është e mundur të vërtetohet se bëhet fjalë për një zvarranik shumë të shpejtë që vraponte mbi dunat e lashta”, njoftoi shërbimi gjeologjik.

Periudha e hershme e Kretakut zgjati nga 100 deri në 145 milion vjet më parë.

“Gjurmët” e fosilizuara të dinozaurëve, siç i quajnë shkencëtarët, u gjetën për herë të parë në vitet 1980 nga prifti dhe paleontologu italian Giuseppe Leonardi në qytetin e sotëm Araraquara, në shtetin e Sao Paulos.

Në vitin 1984, Leonardi dhuroi një nga mostrat e gjurmëve, të gjetura në të ashtuquajturin Formacioni Botucatu, grup shkëmbinjsh të formuar në një shkretëtirë të lashtë, Muzeut Brazilian të Shkencave të Tokës (MCTer).

Gjurmët e këmbëve janë të ndryshme nga të gjitha gjurmët e tjera të njohura të dinozaurëve, tha paleontologu MCTer Rafael Costa. /Telegrafi/

Read Entire Article