Zbulohet numri që do ta mbajë Mbappe në fanellë si lojtar i Real Madridit

3 months ago 17
Reklamë

Kylian Mbappe do ta mbajë numrin 9 në fanellë tek Real Madridi, numër ky që është bërë i famshëm në “Santiago Bernabeu” nga legjenda Alfredo Di Stefano, por vetëm për një sezon.

Numri 9 ka mbetur i paprekshëm tek Real Madridi që prej se Karim Benzema u largua verën e kaluar, por mediumi francez Le Parisien se ka raportuar se ky numër është thjeshtë një zgjidhje e përkohshme për lojtarin, i cili është bërë i njohur me fanellat me numër 7 dhe 10 gjatë kohës kur luan për Francën.

Pasi Vinicius Junior e ka “rrëmbyer” numrin 7 në kryeqytetin spanjoll, preferenca e Mbappes është numri 10.

Ky numër momentalisht është i zënë nga mesfushori veteran Luka Modric, por me kroatin i cili së shpejti do të mbush 39 vjet, Mbappe do të duhet të jetë vetëm pak i durueshëm.

Pritshmëritë janë që Modricit do t’i ofrohet edhe një vit kontratë deri në 2025, pas së cilës ai do t’i jap fund aventurës së tij si lojtar i Real Madridit dhe do ta lirojë numrin.

Kështu që në seoznin 2025/2026, Mbappe me siguri do të bëhet numri 10 i ri i Real Madridit, duke ndjekur hapat e legjendave si Luis Figo, Clarence Seedorf, Ricardo Gallego dhe Ferenc Puskas.

Cristiano Ronaldo e kishte përdorur taktikën e ngjashme kur iu bashkua Real Madridit në vitin 2009, duke marrë fillimisht fanellën me numrin 9 sepse preferenca e tij ishte numri 7 që atë kohë i takonte Raulit.

Pas një sezoni, Rauli u largua dhe Ronaldo e mori numrin që deshi, Mbappe nuk e ka mbajtur asnjëherë numrin 9 që prej kohës kur filloi shkëlqimin si 17-vjeçar tek Monaco.

Me transferimin e tij tek Real Madridi që tashmë u kompletua, fokusi i Mbappes do të jetë tek Franca, të cilën synon të udhëheq drejt lavdisë në Kampionatin Evropian për herë të parë që nga viti 2000./Telegrafi/

Read Entire Article