Arrestohet 60-vjeçari në Fushë-Krujë, pasi iu zbulua një parcelë me kanabis.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet R. Xh., banues në Halil.
NJOFTIMI I POLICISE
Komisariati i Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Territor i pastër”, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Plant 4”.
Si rezultat i tij u arrestua shtetasi R. Xh., 60 vjeç, banues në Halil, Fushë Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.
Gjatë kontrolleve në vendin e quajtur “Fusha e Mejdanit”, është konstatuar një parcelë me 4 ambiente të përshtatura për kultivim, ku u gjetën 80 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të dyshuara të kultivuara nga shtetasi R. Xh. Një pjesë e bimëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb