Zbulohet se sa ka fituar deri më tani Barcelona nga Liga e Kampionëve

10 months ago 4

Barcelona ka siguruar kalimin në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve pasi mundi Porton 2-1 në shtëpi të martën.

Dhe përveç konkurrencës për trofeun, katalanasit po marrin disa para të mira për kalimin tutje në turne. Është jashtëzakonisht e dobishme pasi klubi ende e gjen veten në vështirësi financiare.

Mundo Deportivo raporton se Barcelona tashmë ka fituar 70.55 milionë euro nga Liga e Kampionëve.

Duke e zbërthyer në shifra më të detajuara: 15.64 milionë euro janë të garantuara për të gjitha skuadrat që garojnë në fazën e grupeve dhe 34.11 milionë euro shtesë iu dhanë katalanasve për ‘rangimin historik’ në kompeticion.

Çdo fitore paguhet me 2.8 milionë euro, kështu që Barça ka arkëtuar 11.2 milionë euro nga katër fitoret e saj deri më tani. Klubi gjithashtu do të marrë 9.6 milionë euro shtesë për kualifikimin në fazën e eliminimit direkt.

Barcelonës do t’i jepet gjithashtu një pjesë e parave të të drejtave televizive në fund të sezonit. /Telegrafi/

Read Entire Article