Zbulohet shuma mahnitëse që Sancho e ka fituar gjatë kohës që nuk luajtur asnjë ndeshje

9 months ago 5

Jadon Sancho është larguar nga Manchester United për t’iu bashkuar Borussia Dortmundit në formë huazimi deri në fund të sezonit 2023/24 – duke i dhënë fund një ‘mërgimi’ gati pesë-mujor nga futbolli konkurrues.

Sancho nuk ka luajtur për Unitedin që nga fitorja 3-2 ndaj Nottingham Forest më 26 gusht.

Dhe pasi u la jashtë skuadrës për humbjen 3-1 ndaj Arsenalit më 5 shtator, një mosmarrëveshje publike – dhe bisedime të pasuksesshme të mëvonshme – midis lojtarit dhe trajnerit Erik ten Hag bëri që anglezi u përjashtua nga skuadra dhe nga trajnimi me ekipin e parë.

Si rezultat, Sancho tani po kthehet në Dortmund jo vetëm për të rimarrë formën e tij më të mirë, por edhe thjesht për të nisur sërish një futbollin me shokët e skuadrës.

Thuhet se United po paguan një të tretën e pagës së Sanchos, që mediumi Spotrac pretendon të jetë 250 mijë funte në javë, ndërsa ai është i huazuar në Gjermani.

Mes largimit të anësorit dhe paraqitjes së tij të fundit për United, kanë kaluar gjithsej 138 ditë ku Sancho nuk ka luajtur nën urdhrat e Ten Hag.

Nëse paga e raportuar e lojtarit është vërtet e saktë, Sancho do të ketë marrë 35,714 funte në ditë në Old Trafford.

🚨 The stunning amount Jadon Sancho has earned in wages since last Man Utd match pic.twitter.com/dpJ5MGQvbl

— SPORTbible (@sportbible) January 12, 2024

Dhe për këtë arsye ai do të ketë fituar një shumë mahnitëse prej mbi 4.9 milionë funtesh që nga paraqitja e tij e fundit kundër Forest.

Sipas Metro, Unitedi refuzoi një kërkesë specifike nga Dortmundi për të futur një opsion për blerjen e klauzolës si pjesë e kontratës së huazimit të Sanchos, pasi ata shpresojnë se paraqitjet e forta në Gjermani do të ndihmojnë në rritjen e vlerës së tregut të 23-vjeçarit. /Telegrafi/

Read Entire Article