Zeneli asiston dy herë, Celina shënon gol të bukur – këto janë statistikat e dyshes dardane në përballjen mes tyre

5 months ago 15

Arbër Zeneli dhe Besant Celina ishin protagonistë në ndeshjen mes skuadrave të tyre, Elfsborg – AIK, që u mbyll 6-1 për vendasit.

Kjo ndeshje i takoi xhiros së nëntë të elitës së futbollit suedez, ku Zeneli asistoi në golin e dytë dhe të tretë të Elfsborgut, kurse Celina e realizoi golin e vetëm të mysafirëve.

Zeneli asistoi në minutat 18′ dhe 45′, ndërsa Bersant Celina gjeti golin në minutën e 73-të me gjuajtje të saktë nga distanca.

Ahmed Qasemi me het-trik ishte lojtar i ndeshjes (9.0), por edhe Zeneli dhe Celina morën nota të mira nga SofaScore.

Arbër Zeneli që u zëvendësua në minutën e 79-të, u vlerësua me notën 8.6, ndërsa Celina që kompletoi ndeshjen për AIK, ishte më i miri te skuadra e tij me notën 7.8.

Sezoni në Suedi sapo ka filluar, me Elfsborgun që zë vendin e tetë me 13 pikë, një më pak se AIK-u që është i shtati. /Telegrafi/

2-0 Elfsborg! Jalal Abdullai dyker upp i straffområdet och nickar in sitt andra för kvällen! 🟡

📲 Se matchen på Kanal 5 och discovery+ pic.twitter.com/KVT3LPECCz

— discovery+ sport 🇸🇪 (@dplus_sportSE) May 15, 2024

3-0 IF Elfsborg mot AIK! Ahmed Qasem ökar på hemmalagets ledning ytterligare 🟡

📲 Se matchen på Kanal 5 och discovery+ pic.twitter.com/jkiazGDOEn

— discovery+ sport 🇸🇪 (@dplus_sportSE) May 15, 2024

AIK reducerar genom Bersant Celina ⚫

📲 Se matchen på Kanal 5 och discovery+ pic.twitter.com/ua8HVFaDP7

— discovery+ sport 🇸🇪 (@dplus_sportSE) May 15, 2024

Read Entire Article