“Zero tolerancë për sjelljet e dëmshme në botën digjitale”, ministri Manja pas ngjarjes në Sukth: Do të rishikojmë ligjet

10 months ago 19

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Sukth, ku si pasojë e denigrimit në TikTok, Bedrie Loka, nënë e 4 fëmijëve, vrau veten.

41-vjeçarja nga Sukthi piu një sasie fotoksine më 2 janar, në një ditë feste, pasi ishte ditëlindja e vajzës së madhe të saj.

Manja në një postim në Facebook, u shpreh se ndihet i tronditur nga humbja e një jete nëne për shkak të sjelljeve të dobëta në rrjetet sociale dhe se duhet të reagojmë kundër bullizimit online.

Ministri tha se kjo fromë krimi duhet ndëshkuar ashpër dhe se duhet të ketë zero tolerancë bë botën digjitale.

“Ndihem i tronditur nga humbja e një jete nëne për shkak të sjelljeve të dobëta në rrjetet sociale. Si shoqëri, duhet të reagojmë fort kundër krimit dhe bullizmit online, duke filluar nga fëmijët dhe familjet tona për të mos pritur viktimën e rradhës pas Bedrie Lokës, si shtet do të na duhet të rishikojmë ligjet tona dhe të mos tolerojmë zbatimin e tyre, për të ndëshkuar ashpër këtë formë të krimit online që po vret përditë pak e nga pak pa u ndëshkuar askush. Është koha për t’u bashkuar, për t’u përballur me sfidat dhe të kërkojmë drejtësi. Zero tolerancë për sjelljet e dëmshme në botën digjitale! Bashkë për një shoqëri të sigurt dhe të drejtë”, ka shkruar Manja.

Top Channel

Read Entire Article