Partia Socialiste ka nisur takimet në bazë, kur në pranverën e 2025-ës do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ditën e sotme, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka ndarë disa foto, ku shfaqen drejtuesit politikë me grupet e punës bashkë me qytetarët, në takimet e tyre.
“Vijon angazhimi kapilar në çdo qark të vendit, ku në komunikim me njerëzit brenda e jashtë partisë, ka nisur ndërtimi i rrugës së PS 2030 për Shqipërinë 2030”, shkruan Rama.