​Zgjedhjet në Serbi, “Europe Elects”: Mediat vazhdojnë të kontrollohen nga qeveria

10 months ago 17

“Europe elects”, që bën mbledhjen e sondazheve dhe analizave të zgjedhjeve në Evropë, ka konkluduar se sot edhe në ditën e zgjedhjeve parlamentare në Serbi, mediat vazhdojnë të dominohen nga qeveria.

Në një postim nëX, Europe elects ka përmendur raportin e qeverisë me përfaqësuesi e opozitës sipas televizionit kombëtar serb.

“Serbi, zgjedhjet e parlamentit kombëtar sot: mediat vazhdojnë të dominohen nga qeveria. Në gjysmën e parë të fushatës zgjedhore, raporti i qeverisë me përfaqësuesit e opozitës në televizionin kombëtar ishte 81% me 19%”, thuhet në postim.

Në Serbi po zhvillohen sot zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, lokale e krahinore. Të drejtë vote kanë rreth 6.5 milionë banorë, të cilët mund të votojnë deri në ora në 20:00. Kjo e drejtë u rezervohet dhe serbëve të Kosovës të cilët janë dyndur në stacionet e autobusëve dhe në mënyrë të organizuar janë nisur nga Veriu i Kosovës drejt Serbisë.

Top Channel

Read Entire Article