Serbia ka zhlilluar ditën e sotme zgjedhjet e përgjithshmë. Ndërsa jën nu,mëruar pak më shumë se gjysmat e votave kryeminsitrja e Serbisë Ana Brnabiç shpalli fitoren e parisë së Presidentit Aleksandar Vuçiç.
Ndërkohë që opozita pretendon se ka fituar Beogradin.
Sipas të dhënave të organizatës CRTA, pjesëmarrja në Beograd në zgjedhjet e parakohshme deri në orën 19 ka qenë 54.8 për qind, që është 2% më shumë se në vitin 2022.
Përfaqësuesi i koalicionit opozitar “Serbia kundër dhunës”, Pegja Mitroviç, ka deklaruar se opozita beson në një fitore në Beograd.
Mitroviç u shpreh se të gjitha perspektivat janë të tilla që opozita të fitojë në Beograd, sepse pjesëmarrja në vendet ku opozita fitoi vitin e kaluar është rritur në këtë proces zgjedhor.
Gjithashtu, në vendet ku SNS, partia e Vuçiç, ka fituar vitin e kaluar, pjesëmarrja është më e ulët në krahasim me zgjedhjet e vitit të kaluar sipas tij.