Vijon procesi i numërimit të votave në Serbi. Deri më tani, kryeson “Aleksandar Vuçiç – Serbia nuk duhet të ndalet”, e pas tij në vendin e dytë renditet “Serbia kundër dhunës”.
Por pas daljes së projeksioneve të para, presidenti i Serbisë, ka shprehur bindjen se do të kryesojë me shumicën absolite në parlamentn e ardhshëm.
Lexo edhe :
Related Posts
“Do të kemi më shumë se 127 mandate, pra një listë do të ketë shumicën absolute”, tha Vuçiç mbrëmjen e së dielës duke shpallur fitoren për zgjedhjet në vend.
Por koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës” pretendoi se Partia Progresive Serbe (SNS) ka marrë 21.000 vota më shumë se lista e tyre në zgjedhjet në Beograd.
“Duke pasur parasysh se më shumë se 40.000 persona pa vendbanim të ligjshëm u sollën në Beograd në mënyrë të organizuar për të mbështetur listën e SNS-së, e cila ndryshoi në mënyrë drastike vullnetin elektoral të qytetarëve të Beogradit, ne kërkojmë anulimin e zgjedhjeve në qytetin e Beogradit dhe përsëritja e votimit për Kuvendin Komunal”, tha koalicioni.
Nga ky koalicion po ashtu kërkuan “pastrimin e listës zgjedhore”.
Ndërkohë që numërimi i votave vijon, deputeti shqiptar Shaip Kamberi siguroi sërish një mandat në parlamentin e Serbisë.