Ka nisur procesi i votimit në universitetin “Fan Noli”.
Reth 144 pedagogë dhe 2398 studentë kanë të drejtë vote.
Ndërkohë do të votohet në 4 qendra votimi të 4 fakulteteve të Universitetit Fan Noli.
Në garën për rektor janë 3 pedagogë, Irena Nikaj, Lorenc Ekonomi dhe Robert Damo.
Krahas votimeve për drejtuesin e universitetit do të votohet edhe për dekanët dhe përgjegjësit e departamenteve. Vetëm në dy prej 4 fakulteteve zhvillohet garë, ndërsa në fakultetin e Ekonomisë dhe Bujqësisë dëshirën për të kandiduar e ka shprehur vetëm nga një profesor.
Procesi i votimit ka filluar në orën 8:00 dhe pritet të përfundojë më orën 15:00.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb