Zgjidhen anëtarët e rinj për KLGJ dhe KLP, nga radhët e avokatëve

3 months ago 7

Kuvendi votoi këtë të enjte anëtarët e rinj nga radhët e avokatëve që do të ulen në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Shumica e thjeshtë në Kuvend nuk u arrit, por kandidatët e kësaj liste konsiderohen të zgjedhur.

Nga shorti u zgjodhën kandidatët Bledar Bajri dhe Albens Tabaku për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Erind Mërkuri dhe Erind Gërmenji për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Të katër kandidatët vijnë nga një karrierë në profesionin e avokatit dhe si lektorë të jurispudencës.

Anëtarët e rinj të KLP
Erind Mërkuri
Erind Gërmenji

Anëtarët e rinj të KLGJ
Bledar Bajri
Albens Tabaku

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article