Zhegrova elektrizon 47 mijë tifozë në stadium pas ndeshjes, video e yllit dardan bëhet virale

6 months ago 5

Edon Zhegrova ka vazhduar me formën e shkëlqyer në Ligue 1 me fanellën e Lille.

Sulmuesi kosovar ka zhvilluar një tjetër ndeshje fantastike, ku Lille arriti fitore të madhe 3-1 ndaj gjigantit francez Olympique Marseille.

Përkundër se nuk shënoi apo asistoi, Zhegrova ishte ndër më të mirët në ndeshje, ku në një moment iu afrua edhe golit, por që goditja e tij u ndal nga shtylla.

Pas ndeshjes sulmuesi prishtinas mori mikrofonin për t’i udhëhequr tifozët e tij.

Zhegrova filloi të këndoj një këngë duke elektrizuar 47 mijë tifozët e mbledhur në shkallët e stadiumit Stade Pierre-Mauroy.

Video e Zhegrovës është bërë virale në rrjetet sociale, pasi ylli dardan i udhëhiqte tifozët e Lille duke krijuar një atmosferë fantastike. /Telegrafi/

"1-2-3 TOUS
4-5-6 ENSEMBLE
ALLEZ LE LOSC "

Le chant de la victoire lilloise lancé par Edon Zhegrova après la victoire contre l'OM !#LOSCOM #LOSC pic.twitter.com/WeGB3pJffx

— Free Ligue 1 (@FreeLigue1) April 5, 2024

Read Entire Article