Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj, tha nga studio e “Open” në News24 se pas vendimit të Gjykatës së Apelit sot kemi vetëm një Parti Demokratike. Gjekmarkaj tha se tashmë duhet të gjejmë modusin që të mos përjashtojmë njëri-tjetrin, që të rritemi dhe të rrëzojmë Qeverinë e Edi Ramës.
“Konflikti politik brenda PD-së ka qenë aleati më i mirë i pushtetit, tashmë ky konflikt është shuar”, tha Gjekmarkaj.
Ai u shpreh se nuk ka përçarje në PD, pasi tashmë këto plagë janë mbyllur, duke bërë thirrje për bashkimin e të gjithë demokratëve, që nga ato të 1990 dhe të viteve të mëpasëm, pavarësisht qëndrimeve që kanë ndaj Sali Berishës.
Lidhur me deklaratat e Enkelejd Alibeajt, i cili njoftoi sot se nuk do të jetë pjesë e grupit parlamentar të PD-së, Gjekmarkaj tha se tashmë duhet të ndahet qëndrimi: ose do të jesh me Edi Ramën, ose do të jesh me opozitën.
“Çështja nuk është se cilin do kryetar Enkelejd Alibeaj, por kë zgjedhin demokratët”, tha Gjekmarkaj.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb