Zjarr në Libofshë të Fierit, shkrumbohen qindra rrënjë ulliri, forcat zjarrfikëse dhe banorët angazhohen për shuarjen e flakëve

1 year ago 7

Një zjarr i madh ka përfshirë mesditën e sotme kodrat me ullishte në fshatin Libofshë të Fierit. Si pasojë janë djegur qindra rrënjë ulliri.

Gazetari Enea Verria raporton për ‘BalkanWeb’ se flakët e favorizuara nga era janë përhapur me shpejtësi. Sakaq mësohet se flakët po drejtohen drejt Ardenicës.

Forcat zjarrfikëse po punojnë për neutralizimin e flakëve ndërkohë që edhe banorë të zonës po ndihmojnë me mjete rrethanore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Etiketa:

Read Entire Article