Një vatër zjarri është shfaqur në malin e Rrencit në Lezhë, mes fshatrave Malecaj e Koljakaj. Flakët po përhapen me shpejtësi edhe për shkak të erës, ndërsa poshtë saj ndodhen edhe disa shtëpi banimi.
Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se të paret janë angazhuar banoret për të mbajtur larg flakët, ndërsa drejt zonës janë nisur edhe shërbimi zjarrfikës.
Nuk dihet ende se si nisi zjarri, por ka dyshimet që flakët të jenë shkaktuar nga pakujdesia.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb