Ministria e Mbrojtjes ka dhënë një përditësim lidhur me zjarrin në Malin e Tomorrit, i cili prej disa ditësh vijon të shkaktojë dëme.
Mbrojtja ka bërë me dije se forca të shumta nga terreni dhe një avion rumun i tipit Spartan janë bërë pjesë e përpjekjeve për shuarjen e vatrave të zjarrit.
Raportohet se për shkak të terrenit dhe bimësisë së thatë që favorizon flakët, ndërhyrja është e vështirë, por situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe pa rrezik për zonat e banuara.
Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:
Forca të shumta nga terreni dhe avioni rumun #Spartan me ndërhyrje nga ajri, janë përqendruar në përpjekjet për shuarjen e vatrave të zjarrit në Malin e Tomorrit. Për shkak të terrenit dhe bimësisë së thatë që favorizon flakët, ndërhyrja është e vështirë, por situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe pa rrezik për zonat e banuara.
Mirënjohje për punën e pandërprerë të forcave operacionale vendore, zjarrëfikësve, Forcave të Armatosura, Shërbimit Pyjor por edhe forcave vullnetare në këto ditë me temperatura ekstreme!
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb