“Zjarrin ia keni vënë vetë rregullores”, Vasili: Jeni antiligji! Hetoni dhe nxirrni pse sekretariati nuk mblidhet për kërkesat e opozitës

3 hours ago 27

TIRANË

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili akuzoi maxhorancën se i ka vënë flakën rregullores dhe se nuk zbaton ligjin, duke iu referuar dënimeve për deputetët e opozitës apo kërkesave të tyre.

Vasili tha se standardi për të dënuar opozitën funksionon për deputetët e maxhorancës me gjuhë mizerabël nuk ekziston. Ai e quajti maxhorancën antiligji dhe kërkoi të hetohet pse sekretariati i rregullores nuk mblidhet as për ankesat për deputetët e opozitës e as për kërkesat e opozitës që ata kanë.

“Këtu dëgjuam përbetime të mëdha nga ministri dhe kryetari i grupit parlamentar për rregulloren që rregulloka bashkëjetesën në parlament, po mirë të gjitha këta a e dini që për deputetët e opozitës brenda 24 orëve mblidhet Sekretariati, ndërsa kur ne kërkojmë të dënohen deputetët e PS nuk mblidhet fare as kurrë? E justifikojnë se kërkesat janë jashtë afatit. Pra domethënë zjarrin ia keni vënë vetë kësaj rregulloreje sepse nuk doni të bashkëjetoni me ne. Ju brenda 2-3 orëve mblidhni komisione. Ju jeni njoftuar me shkrim për këtë punë, të vendosni normalitetin. E për ça rregulloreje flisni ju, kur standardi për të dënuar opozitën funksionon për deputetët e maxhorancës me gjuhë mizerabël nuk ekziston. Për çfarë bashkëjetese flisni ju. Ju refuzuat vendimin e Kushtetueses me tubimet, të njëjtën gjë turpin që ju zbatoni ligjin mbajeni për vete. Ju antiligji jeni. Ju bëni sikur e zbatoni. Jeni në shkelje të kushtetutës e gjithçkaje. Kërkoni përgjegjësitë, hetoni pse sekretariati i rregullores nuk mblidhet as për ankesat për deputetët e opozitës e as për kërkesat e opozitës që ata kanë. Në rast se ky dokument i rregullores ekzistoka dhe funksionoka, në të kundër atëherë qepeni që të gjithë gojën dhe mos flisni më për rregulloren”, deklaroi Vasili.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article