Zyartre: Llapi transferon Landrit Ramën

8 months ago 6

Llapi ka njoftuar se ka transferuar Landrit Ramën, i cili u bashkohet nga Vushtrria.

Mbrojtësi ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin nga Podujeva.

Më poshtë mund të lexoni deklaratën e plotë të Llapit (pa ndërhyrje):

𝗟𝗮𝗻𝗱𝗿𝗶𝘁 𝗥𝗮𝗺𝗮 𝗽𝗲̈𝗿𝗳𝗼𝗿𝗰𝗼𝗻 𝗟𝗹𝗮𝗽𝗶𝗻 ✍️

26-vjeçari vjen nga Vushtrria dhe rrit kualitetin e ekipit

KF Llapi njofton për transferimin e mbrojtësit të qendrës, Landrit Rama për 3-vitet e ardhshme.

Drejtuesit e klubit dhe futbollisti kanë gjetur gjuhën e përbashkët për bashkëpunim dhe kësisoji Rama nga ky sezon do jetë pjesë e rëndësishme e klubit.

Rama është bashkuar me klubin dhe ka përfunduar gjitha përgatitjet para-sezonale, teksa do jetë i gatshëm të paraqitet qysh nga ndeshja e parë për Kupë ndaj Trepçës ’89.

🗣 𝘙𝘢𝘮𝘢: 𝘐 𝘨𝘢𝘵𝘴𝘩𝘦̈𝘮 𝘱𝘦̈𝘳 𝘦𝘬𝘴𝘱𝘦𝘳𝘪𝘦𝘯𝘤𝘦̈𝘯 𝘦 𝘳𝘦, 𝘱𝘳𝘦𝘮𝘵𝘰𝘫 𝘨𝘫𝘪𝘵𝘩𝘤̧𝘬𝘢 𝘯𝘨𝘢 𝘷𝘦𝘵𝘫𝘢 𝘱𝘦̈𝘳 𝘰𝘣𝘫𝘦𝘬𝘵𝘪𝘷𝘢𝘵 𝘦 𝘬𝘭𝘶𝘣𝘪𝘵

“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar me Llapin. Pas interesimit të klubit në veçanti Drejtorit Sportiv, Mentor Zhdrella dhe kryetrajnerit Tahir Batatina, nuk e kisha fare të vështirë të vendos. Të gjithë në klub më kanë pritur jashtëzakonisht mirë si trajnerët, stafi dhe bashkëlojtarët për çka u jam falenderues. Objektivat e klubit janë të qarta, klubi ka synim trofetë dhe unë jam i gatshëm t’iu shërbej ngjyrave bardhekaltër në arritjen e këtyre objektivave”, ka deklaruar Rama për faqen zyrtare të klubit.

Rama është transferimi i parë i klubit në afatin kalimtar të janarit, i cili u prezantua nga Drejtori Sportiv, Mentor Zhdrella që i ka uruar mirëseardhje dhe shumë suksese në vazhdim. /Telegrafi/

Read Entire Article