Zyrtare: Ardit Tahiri kompleton kalimin në Shqipëri tek Dinamo City

9 months ago 22

Sulmuesi i talentuar, Ardit Tahiri, ka kompletuar tashmë kalimin në Shqipëri tek Dinamo City pas një aventure me Dritën në Superligën e Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur vet klubi përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale, duke thënë se Tahiri i është bashkuar menjëherë pjesës tjetër të ekipit në stërvitje.

“Ardit Tahiri është zyrtarisht “dinamovit”!”

“21-vjeçari i lindur në Vushtri, i cili vjen pas eksperiencës në superligën kosovare me ekipin e Dritës, ka firmosur ditën e sotme kontratën që bën zyrtarisht pjesë të skuadrës tonë në vijim”

“Tahiri i cili luan si sulmues qendre, është pjesë e përfaqësueses së Kosovës U-21 dhe ditën e sotme iu bashkua menjëherë skuadrës në seancën stërvitore”, thuhej në njoftimin e Dinamos.

Tahiri e nisi karrierën si futbollist tek 2 Korriku para se të transferohej tek Besa e Pejës aty ku shkëlqeu me paraqitje dhe ra në sy të ekipeve të mëdha në Superligë.

Ai u transferua tek Drita në gusht të vitit 2021, mirëpo nuk arriti që të tregojë potencialin e tij të plotë, duke regjistruar një gol dhe një asistim në 15 ndeshje.

21-vjeçari i cili vesh fanellën e Kosovës ka zhvilluar deri më tani 13 paraqitje për grupmoshat U21 të Përfaqësueses./Telegrafi/

Read Entire Article