Zyrtare: Barcelona e blindon me kontratë të re dhe klauzolë marramendëse Pau Cubarsin

5 months ago 6

Barcelona ka njoftuar edhe zyrtarisht sot (e enjte) marrëveshjen mbi rinovimin e kontratës së qendërmbrojtësit të talentuar, Pau Cubarsi.

Mbrojtësi spanjoll ka vendosur  stilolapsin në letër mëngjesin e kësaj të enjte në një ngjarje ku mori pjesë edhe presidenti i FC Barcelona, ​​Joan Laporta dhe drejtues tjerë si Rafa Yuste, Joan Soler dhe Anderson Luis de Souza “Deco”.

Cubarsi ka nënshkruar një kontratë të re trevjeçare, teksa klubi nga Camp Nou i ka vendosur edhe një klazuolë të lartë.

✍️ PAU CUBARSÍ
💙 2️⃣0️⃣2️⃣7️⃣ ❤️ pic.twitter.com/IfSmtWoqDS

— FC Barcelona (@FCBarcelona) May 9, 2024

“FC Barcelona dhe Pau Cubarsi kanë arritur një marrëveshje për të zgjatur kontratën e qendërmbrojtësit me klubin deri më 30 qershor 2027.

“Klauzola e blerjes së lojtarit është vendosur në 500 milionë euro”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.

Ndryshe, Cubarsi ka debutuar këtë vit apo më saktë me 18 janar të në Kupën e Mbretit kundër Unionistas, dhe vetëm katër muaj më vonë ai u bë një pjesë e rëndësishme e ekipit duke luajtur 20 ndeshje dhe duke fituar zemrat e fansave.  /Telegrafi/

🚨 Barça, Pau Cubarsí extend deal!

— FC Barcelona (@FCBarcelona) May 9, 2024

Read Entire Article