Zyrtare: Bryan Zaragoza, lojtar i ri i Bayern Munichut

10 months ago 6

Bayern Munichu ka konfirmuar zyrtarisht marrëveshjen me klubin Granada për sulmuesin e talentuar spanjoll, Bryan Zaragoza.

Bavarezët kanë vepruar shpejt për të fituar shërbimet e yllit të Granadas, Zaragoza, i cili ka shënuar pesë gola dhe dy asistime në 14 ndeshje në La Liga.

Gjiganti gjerman ka konfirmuar se lojtari do të nënshkruar një kontratë pesëvjeçare dhe do t’i bashkohet klubit vetëm në sezonin e ardhshëm.

Bryan Zaragoza is set to join FC Bayern! 🔴⚪

🔗 https://t.co/ShPCo6oQ5u#MiaSanMia pic.twitter.com/QTry3HR6hK

— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) December 6, 2023

“Bryan Zaragoza do t’i bashkohet FC Bayern nga Granada për sezonin 2024/25 pasi kampionët e Bundesligës arritën një marrëveshje me klubin spanjoll për sulmuesin”.

“22-vjeçari spanjoll do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare deri më 30 qershor 2029”, thuhet në njoftimin e Bavarezëve.

𝙄𝙣𝙩𝙧𝙤𝙙𝙪𝙘𝙞𝙣𝙜 𝘽𝙧𝙮𝙖𝙣 𝙕𝙖𝙧𝙖𝙜𝙤𝙯𝙖 🗞️🔍

Everything to know about the 22-year-old Spain international, who is set to join Bayern for the 2024/25 season ⤵️#MiaSanMia

— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) December 6, 2023

Transferimi i reprezentuesit spanjoll thuhet se i ka kushtuar Bayernit 15 milionë euro, aq sa ishte klauzola e lojtarit.

Sulmuesi bëri debutimin e tij ndërkombëtar me Spanjën në fitoren 2-0 të tetorit ndaj Skocisë në kualifikimet e Euro 2024. /Telegrafi/

Read Entire Article