Zyrtare: Ferrari me deklarata për Hamilton, piloti anglez te italianët nga viti 2025

8 months ago 4

Lewis Hamilton do të largohet nga Mercedes në fund të sezonit 2024 dhe do t’i bashkohet rivalëve të tyre Ferrarit.

39-vjeçari nënshkroi një kontratë të re dyvjeçare me Mercedes verën e kaluar dhe në fund të vitit do të largohet.

Megjithatë, mësohet se kontrata e tij përmbante një klauzolë pushimi pas një viti, të cilën britaniku ka zgjedhur ta aktivizojë.

Hamilton tha se ishte “shumë krenar” për suksesin që kishte arritur në 11 vjet me Mercedes.

Lewis Hamilton is leaving Mercedes to join Ferrari in 2025 🤯

This is why…#BBCF1 pic.twitter.com/0TX80rmloj

— BBC Sport (@BBCSport) February 1, 2024

Mercedes po ashtu ka konfirmuar se piloti do të largohet në fund të vitit 2024.

Në anën tjetër edhe Ferrari ka konfirmuar marrëveshjen me Hamilton nga viti 2025.

Team Statement

Scuderia Ferrari is pleased to announce that Lewis Hamilton will be joining the team in 2025, on a multi-year contract. pic.twitter.com/moEMqUgzXH

— Scuderia Ferrari (@ScuderiaFerrari) February 1, 2024

Marrëveshja mes palëve është shumëvjeçare, por që nuk është konfirmuar viti i saktë.

Kalimi i Hamilot nga Mercedes te Ferrari është një nga transferimet më spektakolare në histori të Formula 1. /Telegrafi/

Read Entire Article