Zyrtare: Kosova me përzgjedhës të ri, Franco Foda merr drejtimin e Dardanëve

8 months ago 19

Pas tre muajve pritje dhe shumë emrave të cilët janë diskutuar, Përfaqësuesja e Kosovës është bërë me trajner të ri.

Trajneri gjerman Franco Foda është emëruar zyrtarisht në krye të shtabit teknik të Dardanëve.

Në një konferencë për shtyp nga Federata e Futbollit të Kosovës, Foda është prezantuar para mediave si përzgjedhësi i ri i Dardanëve.

57-vjeçari ka një karrierë të pasur, pasi për rreth pesë vite ka drejtuar Kombëtaren A të Austrisë, ku ka drejtuar në 48 ndeshje dhe ka një mesatare prej 1,81 pikëve.

Ai ka qenë në tre periudha të ndryshme trajner i skuadrës së madhe austriake Sturm Gra, derisa si trajner ka udhëhequr edhe skuadrën gjermane Kaiserslautern dhe atë zvicerane Zurich.

Foda është prezantuar nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi i cili i ka uruar mirëseardhje dhe suksese në krye të Dardanëve trajnerit gjerman. /Telegrafi/

Read Entire Article