Zyrtare: Liria ndanë rrugët me trajnerin Mirsad Jonuz

8 months ago 23

Liria ka mbetur pa trajner, pasi ka ndarë rrugët me Mirsad Jonuz.

Klubi prizrenas ka njoftuar se ka ndarë rrugët me trajnerin me marrëveshje të dyanshme.

Liria ka falënderuar Mirsad Jonuz për kontributin e dhënë dhe i kanë uruar suksese në aventurat e ardhshme.

Njoftimi i plotë nga klubi:

Mirsad Jonuz , nuk është më kryetrajner i Lirisë

Sot në mesditë, me marrëveshje klubi dhe trajneri Mirsad Jonuz, kanë ndëprerë bashkëpunimin.

“Po.Liria sot ka ndërprerë kontratën me marrëveshje të dyanshme. Trajnerin e falenderojmë për punën dhe i urojmë suksese”, ka thënë Valon Osmani, kryetar.

Liria, shpejtë do të zyrtarizojë trajnerin e ri, që do t’i prijë skuadrës në edicionin pranveror. /Telegrafi/

Read Entire Article