Zyrtare: Llapi afron Erduan Smajli

8 months ago 3

Llapi dhe sulmuesi i krahut të djathtë, Erduan Smajli kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi.

20-vjeçari vjen nga Superiorja e Shqipërisë, ku u paraqit për skuadrën e Kukësit, teksa është rritur dhe formuar tek ekipi zviceran, Young Boys.

Ai është prezantuar nga drejtori sportiv i Llapit, Mentor Zhdrella, i cili i ka dëshiruar mirëseardhje dhe suksese në vazhdim me klubin.

“Është kënaqësi për mua t’i bashkohem një klubi shumë të organizuar dhe me futbollistë shumë cilësor. Mikpritja ka qenë shumë e mirë si nga trajnerët ashtu edhe nga bashkëlojtarët”.

“Po më pëlqen ambienti dhe puna që po bëhet dhe na mbetet që të punojmë dhe t’i arrijmë objektivat e klubit”, është prononcuar për faqen zyrtare të klubit, sulmuesi Smajli me rastin e prezantimit të tij. /Telegrafi/

Read Entire Article