Zyrtare: Real Madridi konfirmon lëndimin e rëndë të Courtois – belgu u largua nga stërvitja në lot

7 months ago 2

Real Madridi përmes një komunikate zyrtare ka bërë me dije se pas testeve mjekësore është konstatuar se Thibaut Courtois ka pësuar një këputje të ligamentit në gjurin e tij të djathtë.

Ky lëndim i ri i Courtois ka ardhur sot (e martë) në seancën stërvitore që Real Madridi po e zhvillonte sipas planprogramit.

Sipas raportimit nga The Athletic, Courtois pritet që të jetë jashtë fushave për 6 deri në 7 muaj, që do të thotë se prezenca e tij këtë sezon është në rrezik serioz.

Tutje sipas mediave spanjolle, doktorët e Real Madridit janë duke vlerësuar nëse Courtois ka nevojë t’i nënshtrohet operimit apo jo.

Parte médico de Courtois.#RealMadrid

— Real Madrid C.F. (@realmadrid) March 19, 2024

Ky lëndim vjen në kohën më të keqe për belgun, pasi ai ishte fare pranë rikthimit në fushë pas këputjes së ligamentit në gjurin e majtë që bëri që ai të humbasë të gjitha ndeshjet deri në këtë fazë të sezonit.

Ka qenë vet Ancelotti ai i cili pas ndeshjes me Osasunën kishte konfirmuar se Thibaut Courtois me gjasë do të jetë i gatshëm për duelin ndaj Athletic Bilbaos pas pushimit me kombëtare, por tani lëndimi i ri e ka penguar këtë gjë.

Sido që të jetë, Real Madridi tani do të detyrohet të vazhdojë që t’ia besojë portën ukrainasit Andriy Lunin, i cili deri më tash ka bërë një punë të hatashme duke mos bërë që të vërehet mungesa e Courtois./Telegrafi/

Read Entire Article