Zyrtare: Sigal Prishtina përforcohet me një qendër amerikane

8 months ago 12

Klubi i basketbollit Sigal Prishtina, përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale, kanë konfirmuar transferimin e tyre më të ri Donovan Smith.

Smith i cili aktivizohet në pozitën 5 (qendër) vjen në kryeqytet pas një përvoje me ekipin Sabah BC nga Azerbajxhani aty ku u paraqit me një mesatare prej 15 pikësh dhe luajti në garat e FIBA Europe Cup.

Njoftimi i plotë i Prishtinës:

“Qendra amerikane Donovan Smith nënshkruan ⚪🔵✍️

Basketbollisti 30 vjeçar i gjatë 207cm, Donovan Smith, me karrierë të pasur dhe statistika impresive sivjet gjatë garave të FIBA Europe Cup, kompleton njërën pozitë të qendrës në kuadër të rosterit aktual të ekipit tonë.

Dalëngadalë po kompletohemi para pjesës më të rëndësishme të sezonit 🤯💣

#SkaSiNa #SkaSiPrishtina”.

Me këtë transferim Prishtina ka shtuar edhe më shumë cilësi në skuadër, para fillimit të Kupës së Kosovës e cila do mbahet me datat 13-17 shkurt në qytetin e Gjakovës./Telegrafi/

Read Entire Article