Kaos në trafik. Pamjet e mëposhtme tregojnë situatën me qarkullimin rrugor në Transballkiken e Vlorës, ku për 500 metra rrugë të duhet të paktën 1 orë.
Ndoshta një fluks i shtuar në këtë aks rrugor, ose një mungesë masash nga policia, në kulmin e sezonit veror, mund të kenë shkaktuar edhe kaosin në qarkullim.
Pamjet e mëposhtme nuk kanë nevojë për koment, por sigurisht që në një situatë të tillë drejtuesit e mjeteve mund të jenë penduar që kanë zgjedhur të lëvizin në këtë aks rrugor.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb