10 momentet më të mira të futbollit femëror

9 months ago 28
11:28 03/01/2024

Nuk ka dyshim se viti 2023 e vendosi futbollin e femrave realisht në piedestalin që meriton.

Nga kampionatet konkuruese vendase, te kompeticionet kontinentale e deri në një kupë bote që vendosi rekorde, futbolli i fermave prodhoi disa prej ngjarjeve më unike të sportit për vitin që sapo u mbyll.

Nga tripleta e Barcelonës dhe dominimi i Çelsit në Angli, te triumfi i Spanjës në Kupën e Botës dhe skandali i Rubiales, këto janë disa nga momentet më speciale.

1-ALEXIA PUTELLAS DHE SARINA WIEGMAN MARRIN ÇMIMET THE BEST FIFA

Në shkurt, gjatë ceremonisë së dhënies së çmimeve në Paris, mesfushorja spanjolle e ekipit të femrave të Barcelonës, Alexia Putellas u shpall si “Futbollistja më e mirë FIFA” për të dytin vit radhazi pas një viti të suksesshëm, ku ekipi i saj e fitoi titullin kampion për herë të tretë radhazi.

“Trajnerja më e mirë FIFA” u shpall teknikja e kombëtares angleze Sarina iegman, pasi udhëhoq “Luaneshat” drejt lavdisë evropiane dhe titullin e saj të dytë radhazi në kampionatin europian.

2-ANGLIA FITON FINALISSIMA-N

Luaneshat fituan finalen e parë të Finalissima-s për Femra pas gjuajtjes së penalltive. Kundër kishit brazilian, skuadrën fituese të Kupës Amerikano-Latine për emra. Ky ishte trofeu i dytë radhazi ndërkombëtar për Anglinë.

3- KAMPIONET NË LIGAT EUROPIANE

Në Francë, ekipi i Lyon për femra ruajti traditën duke fituar titullin e 16. Çelsi ngriti trofeun në Angli, kurse Barcelona mori titullin e katërt radhazi në La Liga.

Në Itali, Roma e udhëhequr nga një Tabita Çauinga e pandalshme, i vodhi Scudetton Juventusit, duke e fituar për herë të parë trofeun dhe duke i dhënë fund dominimit prej pesë vitesh të bardhezezave. Vajzat e Bayern Munich triumfuan në Gjermani.

4- BARCELONA FITON LIGËN E KAMPIONEVE

Edhe pse me dy gola disavantazh, Barcelona i shënoi tri herë Volsburgut dhe fitoi finalen e Ligës së Kampioneve për femra më 3 qershor, në “Philips Stadion” të Eindhoven.

Në praninë e 33147 spektatorëve, vajzat blaugrana luajtën finalen e tyre të katërt në pesë vitet e fundit.

5- SURRPIZA AUSTRALI NË BOTËROR

Përpara një tifozerie rekord prej 76,000 personash në stadiumin “Australia”, vajzat e përfaqësueses australiane mundën Irlandën në sfidën e tyre hapëse të Kupës së Botës më 20 korrik.

Përfaqësuesja dhuroi paraqitjen më të mirë në një Kupë Bote për femra dhe meshkuj, duke shkuar deri në gjysmëfinale, ku u eliminuan nga Anglia.

6- SPANJA KAMPIONE E BOTËS

Duke shënuar golin e vetëm në ndeshje në minutën e 29’, Olga Carmona i dha Spanjës botërorin e parë me fitoren 1-0 ndaj Anglisë në finalen e 20 gushtit.

“Furia e kuqe” i ndaloi “luaneshat” që të merrnin me vete Kupën e tyre të parë të Botës që nga viti 1966.

7- PARIS FC TRONDIT VAJZAT E ARSENALIT

Më 9 shtator, Paris FC arriti një nga fitoret më të mëdha në historinë e tyre duke mposhtur gjysmëfinalistët e edicionit të kaluar, Arsenalin, me penallti në raundin e parë të kualifikueseve të Ligës së Kampionëve për femra.

Ky ishe një shok për vajzat e Arsenalit, që në sezonn 2022/23, arritën në gjysmëfinale, e një vit më parë mundën fituesit e Lyon 5-0 në grup.

Suksesi më i madh i Paris Fc ishte në sezonin 2012/13, ku arriti në gjysmëfinale.

8- GOTHAM FC FITON KAMPIONATIN NE SHBA

Përpara një publiku rekord të ndeshjes prej 25,011, vajzat e Gotham FC fituan titullin e tyre të parë kampion në kampioantin kombëtar të futbollit të femrave në SHBA.

Në finale mundën 2-1 Ol Reign, ndërsa sulmuesja e ekipit Midge Purce mori çmimin e futbollistes më të mirë të kampionatit.

9 – REKORDI I TIFOZËVE TË ARSENAL

Ekipi i femrave të Arsenalit ka padyshim një nga tifozeritë më të mira në Angli.

Më 10 dhjetor, Arsenali priti dhe mundi Chelsean! Në stadiumin “Emirates” ishin të pranishëm 59,042 tifozë duke thyer rekordin e mëparshëm të pjesëmarrjes, të vendosur po nga tifozët e Arsenalit.

Klan News


Read Entire Article