100% i bindur tek kualifikimi në Euro 2024, Klaus Gjasula tregon cili është suksesi i kombëtares

11 months ago 26
21:45 08/11/2023

I bindur plotësisht në të gjithë qenien e tij se kombëtarja do të shkojë në Europian, Klaus Gjasula gjithsesi është i qetë dhe me këmbë në tokë për t’i vlerësuar dy ndeshjet e fundit si finale. Sipas tij, festa duhet të vijë vetëm pas arritjes matematikore të kualifikimit.

Sipas mesfushorit mbrojtës të kuqezinjve, merita është e trajnerit që ka transmetuar energji pozitive, por edhe tek lojtarët që tashmë janë një skuadër e vërtetë.

Ashtu si disa lojtarë të tjerë, edhe për lojtarin e Darmstad në Bundesliga, pjesëmarrja në Europian do të shënonte pikën më kulmore të karrierës. Që prej vitit 2019 Gjasula ka qenë një nga lojtarët më stabël në kombëtaren kuqezi duke u shndërruar në një mur të vërtetë dhe siguri në fazë mbrojtëse.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article