21 Janari/ “Në atë ngjarje kanë ndodhur shumë gjëra”, Basha zbulon prapaskenën: Kërkova të dorëhiqesha, por…

4 hours ago 22

Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Log.” në News24, ka komentuar protestën e 21 Janarit 2011, kur ai shërbente si Ministër i Brendshëm.

Basha ka pranuar se ka pasur një dilemë të fortë etike për dorëheqjen gjatë asaj periudhe, por ka theksuar se ai vendosi të mbante detyrën për të ruajtur rendin publik.

“Po, është e vërtetë. Çdo dilemë etike për të braktisur detyrën në ato ditë do të kishte pasoja të rënda për rendin publik. Kam bërë një zgjedhje në funksion të detyrës,” tha Basha.

Basha shtoi se shumë gjëra kanë ndodhur gjatë asaj proteste, dhe i bëri thirrje për një hetim të pavarur, të cilin ai e konsideron të nevojshëm për të sqaruar të gjithë ngjarjet, duke kërkuar që drejtësia të merret me çdo aspekt të ngjarjes, nga momenti i parë deri te i fundit.

Pyetje: A kërkuat të dorëhiqeshit atë ditë, por disa persona ju këshilluan të mos e bënit?

Basha: Po është e vërtetë. Çdo dilemë etike për të braksitus detyrën në ato ditë do të ishte me pasoja për rendin publik. Kam bërë një zgjedhje në funksion të detyrës. Në atë ngjarje kanë ndodhur shumë gjëra. Duhet një hetim i ndarë nga politika, duhet të merret në shqyrtim nga drejtësia çdo gjë nga momenti i parë te i fundit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article