Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Log.” në News24 me gazetarin Endri Xhafo, komentoi situatën aktuale politike, duke adresuar pozicionin e PD-së dhe rolin e Sali Berishës në konfliktet e brendshme të opozitës.
Basha akuzoi Berishën për manipulimin e narrativës lidhur me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal, duke e përshkruar si “një nga huqet e vjetra të Berishës” për të ndryshuar faktet sipas interesave të tij.
“Mediat amerikane dhe dosja gjyqësore tregojnë qartë se qëllimi i Ramës për të korruptuar McGonigal lidhej me eliminimin e kundërshtarit të tij, jo me mbrojtjen e PD-së,” tha Basha.
Ai deklaroi gjithashtu se Rama ka “kapur” Partinë Demokratike përmes Berishës dhe nuk do të lejojë që kryeministri “të fitojë një mandat të katërt pa dhënë llogari për ekonominë dhe lidhjet me krimin e organizuar.” Sipas Bashës, Partia Socialiste ka ndërtuar slogane që imitojnë strategjitë e mëparshme të Berishës, duke krijuar një zgjedhje të rremë mes Ramës dhe Berishës për publikun. Sipas tij, prioriteti i opozitës duhet të jetë progresi, dhe jo grindjet e brendshme.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb