A rrezikon Kosova të shpërbëhet me rikthimin e Trump? Spahiu: SHBA nuk janë “shtet bananesh”

5 hours ago 27

Politologu Nexhmedin Spahiu në emisionin “Log.” në News24 duke folur lidhur me ndikimin e zgjedhjes së Donald Trump në postin e Presidentit të SHBA tha se elitat intelektuale dhe ato politike të Kosovës duhet të përshtatemi me atë politikë dhe të bëjmë më të mirën e mundshme.

Spahiu tha se Kosova nuk mund mund të ndryshojmë politikën e Trump, por ajo që mund të bëjmë është që të përfitojmë sa më shumë në interesin tonë.

“Nëse Grenell do të jetë Sekretar i Shtetit, natyrisht që Albin Kurti do të ketë telashe, por jo vetëm ai”, tha Spahiu.

Përsa i takon raporteve të Kurtit me Grenell, Spahiu tha se ne kemi parë deklaratat e tij kur ka thënë që ne do të zhbëjmë Gjykatën Speciale dhe do të kthejmë në shtëpi Hashim Thaçin. “Nëse mbyllet Gjykata, ata liderë që janë në Hagë kthehen në skenën politike në Kosovë dhe kjo dëmton politikisht Albin Kurtin, i cili mori votat pasi ata ishin në burg”, tha Spahiu.

Sipas tij, një gjë është e sigurtë për ata që tremben, se me ardhjen e Trump do të shpërbëhet Kosova, kjo s’ka për të ndodhur sepse SHBA janë shtet serioz dhe jo “shtet bananesh”.

“As këmbimi i territoreve nuk ka për të ndodhur. Edhe Veriu i Kosovës është nën kontroll dhe kur është një gjë e tillë, nuk mund të vihet në diskutim asnjë territor. E vetmja gjë që presim është që Trump të ndikojë për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit”, tha Spahiu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article