76ers i shmangen eliminimit nga Play-Offi, Cleveland në epërsi ndaj Magic

5 months ago 15

Basketbollistet e Philadelphia 76ers mposhtën New York Knicks pas kohës shtesë me rezultatin 112:106 dhe për momentin shmangën rënien nga Play-Offi në NBA.

Heroi absolut i 76ers ishte Tyrese Maxey i cili shënoi shtatë pikë në 25 sekondat e fundit të pjesës së rregullt të ndeshjes dhe në fund ndeshja u mbyll me 46 pikë për të duke i dhënë fitoren e dytë skuadrës së tij.

76ers ishin shumë pranë eliminimit, por Maxey në fund të ndeshjes bëri mrekulli duke i dhënë fitoren e dytë skuadrës së tij, megjithatë New York Knicks vazhdojnë të udhëheqin me rezultat 3-2.

Joel Embiid përfundoi ndeshjen me 19 pikë, 16 kërcime dhe 10 asistime për 76ers, të cilët do të presin ndeshjen e gjashtë të enjten mbrëma.

▪️ Sixers win, force Game 6
▪️ Cavs win, take 3-2 lead
▪️ Bucks win, force Game 6#NBAPlayoffs presented by Google Pixel continue Wednesday on TNT! pic.twitter.com/SzMVWX4qd9

— NBA (@NBA) May 1, 2024

Në radhët e New York Knicks, më efikasi ishte Jalen Brunson që shkëlqeu me 40 pikë.

Donovan Mitchell shënoi 28 pikë, Evan Mobley bllokoi rreshtimin e Franco Wagner në sekondat e fundit dhe Cleveland fitoi kundër Orlandos 104:103 për të kaluar në epërsi 3-2 në serinë çerekfinale të Konferencës Lindore.

Orlando nuk u ndihmua nga ylli i tyre Paolo Banchero me 39 pikë, dhe Franz Wagner ishte gjithashtu solid me 14 pikë.

Chris Middleton dhe Bobby Portis shënuan secili nga 29 pikë dhe Milwaukee mundi Indianan 115-92 në ndeshjen pestë të serisë së tyre të Play-Offit, duke ulur deficitin në 3-2.

Tyrese Haliburton ishte më efikasi te Pacers me 16 pikë, por që nuk mjaftuan për të marrë fitore. /Telegrafi/ 

Read Entire Article