Oriola Pampuri, një prej deputeteve demokrate, e cila rreshtohet në krah të Lulzim Bashës, ndërsa komenton zhvillimet e fundit në kampin opozitar, mbështet plotësisht vendimin për rekursin në Gjykatën e Lartë të vendimit të dhënë nga Apeli, që i kaloi vulën dhe logon e PD-së Rithemelimit të drejtuar nga Sali Berisha.
Në një intervistë për Euronews Albania, Pampuri shprehet se do të ndiqet rruga ligjore për të fituar të drejtën e tyre, duke shtuar se po punohet edhe për të marrë mendimin e të gjithë drejtuesve të degëve në rrethe lidhur me hapat që do të ndërmerren.
“Pa diskutim ne do të ndërmarrim hapa të mirëmenduar, të mirëkalkuluar në bashkëpunim me të gjithë ata që na kanë mbështetur deri më sot. Janë kryetarët e degëve në të gjitha qarqet e Shqipërisë, duhet dëgjuar edhe zëri i tyre, pasi në fund fare çdo iniciativave e re, merret me mbështetjen e tyre, ne nuk mund të ecim askund vetëm. i përket o një grupimi, o tjetrit, vetëm nuk ecet, vetëm është hipokrizi dhe lojë e pistë.
Vetëm do ecim në fjalën e atij grupi me të cilin kemi ecur sot, ai grup është shumë i madh, janë strukturat e partisë të cilat kanë qëndruar deri më sot, janë njerëz të cilët kanë kontribuar dhe takimet e vazhdueshme kanë qenë pikërisht me strukturat e Partisë Demokratike. Pjesa tjetër, ne padiskutim do i bëjmë rekurs vendimit. Ne do shkojmë deri në fund për të kërkuar të drejtën tonë dhe do kemi një alternativë për shqiptarët. Agonia nuk do jetë e gjatë”, tha Pampuri.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb