Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurisë për ish-ministrin Ilir Beqaj, dhe 6 tjerë të akuzuar për çështjen e SASPAC.
Gazetari Igli Çelmeta raporton për Balkanweb se Beqaj dhe të akuzuarit e tjerë kanë kërkuar zëvendësim të masave të sigurisë, por togat e zeza nuk ia kanë marrë parasysh kërkesat. Beqaj ka ofruar garanci pasurore 5 mln lekë për masë më të butë. Ndërsa bashkëpunëtori i tij Ermal Kurtulaj në seancën e para dy ditëve kërkoi masë më të butë sepse sipas tij ka dy fëmijë të mitur dhe nënën sëmurë.
Masat aktuale për 7 të akuzuarit janë:
Arrest në burg
1- Ilir Beqaj – Drejtori i SASPAC
2- Ermal Kurtulaj – Koordinator i projektit EUSAIR
Arrest në shtëpi:
3- Gazmend Haxhia – Pronari i ‘Landëays International’ –
4- Elton Marini – Menaxher futbollistesh -ortak i shoqërisë private
5- Alfred Nikollaj – drejtori Administrativ i ‘Landëays International’
Detyrim paraqitje:
6- Bledar Leka
7- Bjona Zijaj – konsulente financiare
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb