Adam Maca siguron medalje

10 months ago 24
23:38 30/11/2023

Kualifikohet në gjysmëfinalen Botërorit të boksit U16

Adam Maca i siguroi medaljen Shqipërisë në kampionatin e boksit për para të rinj që po zhvillohet në Armeni.

Maca ia doli të mundë në çerekfinalen e peshës deri 57 kilogramë bjellorusin Siankeviç këtë të enjte. Gjyqtari i ringut vendosi ta ndërpresë duelin në raundin e dytë, pasi kundërshtari i Adam Macës nuk ishte në gjendje të vazhdonte.

Maca do të zhvillojë të premten gjysmëfinalen me afganin Sahak, por sido që të shkojë e ka të sigurt medaljen e bronzit.

Po të enjten Ahmed Koçi nuk arriti të kalojë grekun Topalos në peshën deri 70 kilogramë.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article