Adem Maliqi publikon listën e Kosovës U19 për kualifikueset për Kampionatin Evropian 2024

11 months ago 36

Kosova U19 do të udhëtojë, të hënën, në Maltë, ku do të marrë pjesë në turneun kualifikues për Kampionatin Evropian 2024.

Dardanët, të udhëhequr nga Adil Maliqi, do të zhvillojnë tri ndeshje në kuadër të Grupit 7, ku bëjnë pjesë edhe Malta, Sllovakia dhe Ukraina.

Ndeshjen e parë, Kosova do ta zhvillojë të mërkurën më 15 nëntor kundër Sllovakisë, në orën 14:30.

Në ndeshjen e dytë, më 18 nëntor, Dardanët do të ballafaqohen me Ukrainën, derisa në ndeshjen e fundit, më 21 nëntor, Kosova do të përballet me Maltën.


Lista e futbollistëve

Miran Cela – TSV Munich 1860

Art Miftari – KF Ramiz Sadiku

Erion Salihu – Servette FC

Dren Dobruna – Hartford Athletic

Davud Sylaj – Grasshopper Club Zurich

Leon Zeqiraj – SV Werder Bremen

Alpi Shahini – HNK Hajduk Split

Leonit Ibrahimi – FC Union Berlin

Merlind Kodra – Grasshopper Club Zurich

Diamant Lokaj – SV Sandhausen

Adonis Milaj – Borussia Monchengladbach

Dior Gerbovci – Grasshopper Club Zurich

Edion Gashi – Schalke 04

Lorent Talla – Queens Park Rangers

Engjëll Ajazi – FC Ballkani

Elvir Gashjani – KF Llapi

Igball Jashari – FC Prishtina

Fanol Lutolli – KSC Karlsruhe

Elmedin Rama – SK Slavia Prague

Eliot Bujupi VfB – Stuttgart


/Telegrafi/

Read Entire Article