Agjenti i Dwamenas zbulon prapaskenat se si sulmuesi vendosi ta heq defribilatorin: Unë i besoj vetëm Zotit dhe jo teknologjisë

11 months ago 47

Raphael Dwamena ka ndërruar jetë të shtunën në mesditë, duke tronditur botën e futbollit.

Sulmuesi ganez ka pasur probleme me zemrën që një kohë dhe kjo ka bërë që mos të arrijë kulmin në karrierën e tij.

Pas shkëlqimit me Zurichun në Superligën e Zvicrës, Dwamena u transferua te Levante në Spanjë e pastaj edhe te Zaragoza e Vejle, por këto skuadra ia ndërprenë kontratën shkaku i problemeve me zemrën.

Megjithatë ganezi nuk hoqi dorë nga futbolli, pasi ishte gjëja që e donte më së shumti të luante në fushë.

Ai së fundmi zgjodhi Shqipërinë ku iu bashkua Egnatias, por pas gati një viti qëndrim në Rogozhinë ai pësoi një tjetër sulm në zemër në ndeshjen mes Egnatias dhe Partizanit, ku pastaj në spitalin e Kavajës ndërroi jetë.

Megjithatë deri te vdekja e tij erdhi pasi 28-vjeçari vendosi ta hiqte defribilatorin dy vite më parë në Zurich.

Pas vdekjes së Dwamenas, ka folur edhe menaxheri i tij Philipp Degen, i cili tha se e luste tanimë të ndjerin ta ndërpriste futbollin dhe të bënte një punë tjetër si skaut pasi rrezikonte vdekjen.

Megjithatë Degen ka zbuluar se Dwamena vendosi ta hiqte defribilatorin pasi nuk i besonte teknologjisë dhe thoshte se vetëm i beson vetëm Zotit.

“Nuk e dija se kur do të vinte goditja e radhës. Nuk do t’ia uroja këtë ndjenjë askujt në botë”, shprehej ai. Pas kësaj, të gjithë të njohurit e tij do ta këshillonin të linte futbollin.

“Dwamenën e dua si djalin tim. Ishte një person i mrekullueshëm, e dua shumë. Por ai thjesht nuk dëshironte të vijë në vete. Ai do të kishte shumë opsione. Mund të bëhej agjent, trajner apo ambasador i futbollit”.
“Ajo që të gjithë i thonë është: ‘Të lutem ndalo’. Zemra e tij sa vjen e bëhet më e dobët. Është një bombë me sahat”.

“Çdo njeri tjetër do të kishte frikë në një gjendje të tillë, por Dwamena i besonte vetëm Zotit”, shpjegoi Degen. /Telegrafi/

Read Entire Article