“Ai ishte gjithmonë një hap para” – Cech tregon taktikën gjeniale që Mourinho e përdorte para gazetarëve

8 months ago 33

Petr Cech ka zbuluar taktikën gjeniale të Jose Mourinhos të cilën e ka përdorur para gazetarëve dhe e cila i ka mbajtur të lumtur lojtarët e Chelseat gjatë periudhës së parë të tij në Angli.

Mourinho ishte një figurë transformuese për Chelsean dhe Ligën Premier në përgjithësi kur ai mbërriti në futbolli anglez në 2004.

Në fushë, “Blutë e Londrës” fituan dy tituj të Ligës Premier, ndërsa jashtë saj Mourinho magjepsi mediat angleze me tallje dhe pretendime përçarëse në konferencat për shtyp.

“Njerëzit e kanë këtë përceptim për Josen natyrisht nga televizioni dhe për shkak të konferencave për shtyp”, ka thënë Cech.

“Shpresoj se ai nuk do të zemërohet për këtë që do të them, por ndonjëherë ai vinte në takimet tona dhe na thoshte ‘Djema, kjo është ajo që dua. Kjo është ajo që unë mendoj. Kjo është ajo që ne do të bëjmë, por unë do të shkojë në konferencën për shtyp dhe do të them këtë andaj mos u befasoni. Është diçka që unë dua që ata ta dëgjojnë. Unë dua që ata të kenë këtë mendim për ne’”, u shpreh Cech.

“Kështu që ai ndonjëherë gjithçka që bënte ishte në mënyrë që ta largonte presionin nga ekipi, duke e mashtruar kundërshtarin. Ai ishe gjithmonë një hap para të gjithëve”, përfundoi reprezentuesi çek.

Mourinho ishte lidhur me një rikthim befasues tek Chelsea pas shkarkimit nga Roma pak kohë më parë, mirëpo këto raportime dolën të ishin krejtësisht të pavërteta dhe të pabaza./Telegrafi/

Read Entire Article